Gruaja shtatzënë që u qëllua për vdekje në Gjinekologji ishte 35-vjeçare

Uncategorized

Sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një vrasje e rëndë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç”.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *