35 vjeçarja Hamide Magashi e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë është vrarë të mërkurën brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. I dyshuari për vrasjen është ish-burri i saj Sokol Halili. Një familjare e gruas që kishte shoqëruar Hamide Magashin për të dalë dhe për të blerë bukë ka rrëfyer për T7 momentet para se të ndodhte vrasja. remove bg Siç ka thënë ajo për T7, pasi kishin dalë jashtë për t’u nisur drejt vendit ku kishin planifikuar që të blenin bukë, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë e kanë takuar Sokol Halilin. Familjarja e gruas qe po e shoqëronte Hamide Magashin ka zbuluar edhe bisedën që kanë pasur mes vete në momentin kur Hamide Magashi e ka vërejtur në oborr ish-burrin e saj. “Janë dalë të dyja me ble bukë, kanë thanë hajt se po shkojna bashkë deri në Interex. Ai koka ardhë me bisedu me këtë gruan. I ka thanë ajo qe burri jem, ish-burri jem. Ja ka bo po ani fol edhe largohet si në distancë. Si ma knej largohet. Qysh tha kjo ai u përkulë në dy gjunjët edhe kumedit çka i ka thanë edhe i ka mshu” .

Uncategorized

Ndonëse Polica e Kosovë ka konfirmuar mbrëmë vrasjen e gruas 35 vjeçare dhe sot ka kërkuar që t`i ofrohet ndihmë për gjetjen e Sokol Halitit deri tash nuk kanë dhënë detaje tjera. Halili ndodhet ende në arrati, por po raportohet se telefoni i tij dha sinjal në Vushtrri.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në katër lokacione në qytetin e Vushtrrisë, në kërkim të 31-vjeçarit, Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e rëndë ndaj ish bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë në javën e 41-të, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bastisja u krye për shkak se telefoni i Halilit ka rezultuar me qasje pikërisht në këtë qytet, mirëpo i njëjti ende nuk është gjetur.

Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim 31-vjeçarin dhe madje ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve të cilët mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij.

LINKU I PLOTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *