Arrestohet burri në Fushë Kosovë, e detyroi gruan të bëjë marrdhënie pa dëshirën e saj

Uncategorized

Gratë kosovare përpos dhunës psikike e fizike, gjatë martesës përballen edhe me dhunë tjeter… Ato zakonisht nuk e denoncojnë dhunën që përjetojnë, për shkak të frikës dhe stigmës.

Për një rast të tillë tronditës ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije së rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua e ka denoncuar për dhunim bashkëshortin e saj, 45-vjeçar.

Sipas informacioneve që posedon Gazeta Sinjali, i dyshuari H.A., para disa ditësh në gjendje të dehur, duke përdorur forcë e ka detyruar bashkëshorten e tij që të kryejnë marrëdhënie. Kjo situatë e ka shqetësuar jashtëzakonisht shumë gruan, e cila ka vendosur që ta denoncojë burrin.

Rasti është raportuar gjatë ditës së sotme në Polici, ku ka dhënë deklaratën e saj se si ka ndodhur ngjarja më 25 nëntor, pas mesnatë në shtëpinë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *