Imami Maliqi: Zoti i udhëzoftë disa vjehrri, të cilët janë nxitësit dhe shkaktarët kryesorë për konfliktet tek çiftet e reja

Uncategorized

Imam inga Prishtina, Labinot Maliqi, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka reaguar lidhur me vrasjen e mbrëmshme që tronditi vendin, ku 35-vjeçarja Hamide Magashi, e cila ishte shtatëzën, është qëlluar për vdekje nga ish-burri i saj, Sokol Halili.

Maliqi, në postimin e tij ka thënë se disa vjehrri janë shkaktarët kryesorë për konfliktet e shkaktuara tek çiftet e reja.

“Zoti i udhëzoftë disa vjehrri (të djalit e të qikës), të cilët janë nxitësit dhe shkaktarët kryesor për konfliktet e shkaktuara tek çiftet e reja. Shpresoj që vrasja e fundit t’ua hap sytë vjehrrive, e sidomos djemve e vajzave që duanë të martohen, apo veqse janë në prag të saj. Në disa raste, jo vetëm e preferuar, por është edhe obligim që bashkëshortët e rinjë ta ndërtojnë folenë e tyre të pavarur nga të tjerët”, ka shkruar imami Labinot Maliqi, transmeton Korrespodenti.

Kujtojmë se dorasi Sokol Halili ende është në arrati, ndërkaq policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *