Seriali vendor “Tre vllaznitë”, i cili është promovuar konstant dy muaj para se të fillojë është aktualisht aktiv në skenë dhe transmetohet e mbështetet nga televizioni ATV, shkruan portali rajoni.org. Ai është ekspozuar në treg me prezencën e aktorëve më me famë në Kosovë si Teuta Krasniqi, Sabri Fejzullahu, Ilir Tafa, Fatos Kryeziu etj., madje e futën edhe “Fetah Policin” e “Kafenesë sonë” me konceptin e njëjtë.
Pavarësisht promovimeve që i janë bërë serialit, po shihet që nuk po arrihet as gjysma e suksesit të pritur. Ata madje nuk po mund as t’i afrohen serialit “Kafeneja jonë”, i cili edhe pse në joparalelizëm me kohën, është i xhiruar para 10 viteve, në një episod të ripublikuar në vetëm dy vite ka kaluar shifrën dy milionëshe.
Me gjithë investimin që seriali “Tre vllaznitë” ka marrë pritej një eksplodim me shikueshmëri. Madje edhe episodi i parë hyrës, ku zakonisht është e paraparë të klikohet më tepër nuk ka arritur të numërojë as gjysmë milioni klikimesh me gjithë atë staf të kualifikuar e me ndikim në vend.
Në anën tjetër edhe pse i xhiruar në kushte joprofesionale në fshatin Kozhicë të Skënderajt, pa mbështetje serioze, pa sponsorë, filmi “Durimtari” me motive islame po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm.
Ky film është i xhiruar në një ambient jo të zgjedhur apo të planifikuar, vetë përcaktimi i lokacionit të zhvillimit të skenarit ka qenë arbitrar. Pra, është realizuar në vendlindjen e protagonistit (fshati Kozhicë).
Gjithashtu filmi posedon aktorë të paktë, të panjohur me skenën, bile ka pasur prej tyre që me këtë rast u ka rënë për herë të parë ta përjetojnë një skenë filmore.
Ky film, i cili sipas autorit u bë vetëm me dy ditë xhirime me ritmin e klikimeve që po shkon në Youtube +80k për vetëm 2 ditë, po “i shtie krye” serialeve vendore e në veçanti atij aktual “Tre vllaznitë”, për promovimin e të cilit nuk kursyen asgjë./rajoni.org/